Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në një intervistë për Report Tv u ndal te situata e krijuar në Vlorë me përmbytjet për shkak të reshjeve shumë intensive. Gjoni thotë se nivieli i reshjeve ka qenë shumë i lartë, 184.2 mm në harkun kohor prej 6 orësh. Një nivel i tillë, sipas saj, mund të pritej përgjatë një jave në dimër dhe jo brenda 6 orëve, ashtu siç ndodhi dje në Vlorë.

“Pritej që të kishim reshje intensive dhe shumë intensive. Në momentin që ne parashikojmë reshje shumë intensitet, do të thotë që kalohet pragu mbi 90 mm shi në 24 orë. Reshjet në Vlorë regjistrohen në vlera në 184.2 mm, në Orikum 144 mm shi, këto ishin për një periudhë 6 orëve dhe do të thotë që është intensitet shumë i lartë në këtë hark kohor”, tha Gjoni për Report Tv.

Gjoni thotë se situata më e vështirë ka kaluar dhe gjatë ditës së sotme në Vlorë, por edhe gjithë vendin priten reshje me intensitet shumë të dobët.

“Ishte një stuhi që ka prekur edhe rajonin, jo vetëm vendin tonë. Janë situata stuhish dhe shtrëngatash që sjellin situata të tilla.

Për qarkun e Vlorës presim të kemi reshje të dobëta sot dhe nesër, ndërsa Shkodra dhe Lezha presim reshje mestarë me shtrëngata. Durrësi, Tirana Korça dhe Gjirokastra, presim që të kemi reshje të dobëta. Pothuajse gjithë vendi do jetë me reshje të dobëta, ka kaluar pjesa e vështirë”, vijoi Gjoni.

Gjoni u ndal edhe tek situata të tilla të ngjashme edhe vite më parë.

“Kemi patur situata të tilla që kanë vazhduar për 4-5 ditë, vitin e kaluar. Në vitin 2021 ka qenë një situatë akoma më e rëndë se dita e djeshme, në 2019 apo në 2017. Jo në qarkun e Vlorës, por në Shkodër. Janë intensitet shumë të larta që sjellin këto problematika dhe situata emergjente siç u krijua dje në qytetin e Vlorës”, tha Gjoni.

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lame Fandi: 05/10/2024 20:27

    Patronazhista: shtet kusaresh, tere problemi eshte se pompat e kolektorve duan gjenerator, se Kur iken drita s punojn Lejani vendin e punes specialistve Jo militantve

    Përgjigju
  • Mali: 05/10/2024 18:39

    Para se te ngrihen kulla duhet te riperterihen hidrovuret dhe duhen bere kanalizime te reja nga institucionet perkatese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Turi me diasporën/ Rama sot takim me shqiptarët në Selanik: Për pak vite, krah Greqisë në BE

Turi me diasporën/ Rama sot takim me shqiptarët në Selanik: Për pak vite, krah Greqisë në BE