Pas reshjeve të dendura të shiut që pushtuan vendin tonë javën e kaluar, thuajse në të gjithë territorin kemi një përmirësim pas dëmeve të shkakuara nga përmbytjet.

Situata nga reshjet në Shkodër paraqitet e përmirësuar. Sipas një njoftimi të bërë, thuhet se niveli i ujit në zonën e Obotit ka fillurar të ulet. Në aksin që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore, prezenca e ujit nga 100 cm ditën e djeshme, është ulur në 90 cm.

Sa i përket situatës në banesa, në njoftim thuhet se në disa prej tyre vijon të jetë prezent uji në oborre, ndërsa nuk ka raportime për prezencë uji në brendësi të banesave. Sipas llogaritjeve sipërfaqja e përmbytur në këtë qark është 760 hektarë, nga të cilat 80 hektarë në Dajç, 100 hektarë në Velipojë, 530 hektarë në Ana e Malit dhe 50 hektarë në Bërdicë.

Edhe në qarkun e Fierit në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë uji ka filluar të largohet nga banesat, teksa disa toka bujqësore janë ende të përmbytura.

Në qarkun e Korçës situata paraqitet e qëndrueshme gjithashtu, teksa grupet e punës ndodhen në terren për monitorimin e situatës. Në bashkinë Maliq vijon forcimi i argjinaturës së lumit Devoll dhe pastrimi i dherave në rrugën e fshatit Mesmal.

Në bashkinë e Pogradecit këtë të mërkurë do të punohet për hapjen e rrugës drejt 5 fshatrave të bllokuar në Njësinë Administrative Dardhas. Sa i përket problemeve me furnizimin me energji elektrike në këtë qark bëhet me dije se pa energji, janë 16 abonentë - konkretisht në Krushovë dhe Prenisht.

Lajm ne perditesim...