Përmbytjet/ Rama: Shifrat dhe faktet janë të pakrahasueshme me situatën në 2010! Bëmë investime strategjike jo politike si në kohën e PD (VIDEO)

Situata e përmbytjeve të ditëve të kaluara ishte një situatë e vështirë por as nuk mund të krahasohet me vitin 2010 edhe pse reshjet ishin shumë herë më të mëdha se atëherë. Ky ishte qëndrimi i Qeverisë shqiptare, në një konferencë të posaçme për mediat.

Kryeministri Rama deklaroi sot se shifrat e përmbytjeve krahasuar me vite më parë tregojnë se investimet janë bërë strategjike dhe jo politike. Kryeministri tha se dëmshpërblimet do të bëhen sipas ligjit.

"U takon bashkive të bëjnë inspektimet. Ne do bëjmë pjesën tonë. S’ka dëme të konsiderueshme. Ato që janë ligjërisht të konsiderueshme, do dëmshpërblehen”, tha ia.

Një bilanc të situatës me shifra konkrete e bëri ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi.

Nga data 7 deri më 11 janar vendi u përfshi në reshje masive shiu në të gjithë territorin. reshjet sollën përmbytje në disa bashki të vendit, sidomos në Lezhë dhe në Shkodër. Reshjet shkaktuan disa problematika në rrugët e vendit. Menjëherë pas përfundimit të reshjeve u vu re një  qetësim i situatës dhe tërheqje e ujërave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Vaksinimi i deputetëve/ Rama: Asnjë prej tyre që nuk është mbi 75-vjeç s’është i privilegjuar (VIDEO)

Asnjë deputet që është nën 75-vjeç nuk do të ketë privilegjin për të bërë vaksinën anti-COVID.

“Asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë drejtor që nuk është mbi 75 vjeç nuk do ketë asnjë përjashtim të kësaj natyre”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ora 13:04
Akuzat e presidentit për përmbytjet/ Rama: Meta sa sheh ujë është në kërkim të një kamerdareje, unë s’e ndihmoj dot (VIDEO)

Akuzave të presidentit Ilir Meta se nuk është marrë asnjë masë për përmbytje, kryeministri Edi Rama u përgjigj me ironi.

“Meta është në kërkim të një kamerdare dhe kudo që sheh ujë, shkon për të gjetur kamerdare, dhe nuk e ndihmoj dot është puna e tij”, tha Rama.

Ora 13:01
Ankesa në KQZ/ Rama: 'PS' në maskën time s'është logoja e partisë, por 2 gërma të dashura për mua (VIDEO)

Pas ankesave të mbërritur në KQZ, se kryeministri Edi Rama përdor maskën me logon e PS në aktivitete qeveritare, kreu i qeverisë tha: Kjo është maska ime, nuk është logo e PS, janë germa dhe lule të dashura për mua, dhe yje që janë pjesë e figurave që më intrigojnë, kështu që lexojeni si të doni, janë dy gërma të dashura për mua që dikush i lexon PS, por nuk është logo e PS.

Ora 12:40
Rama: Investimet i kemi bërë strategjike dhe jo politike, është më shumë se dyfishuar toka e punuar (VIDEO)

Kryeministri Rama deklaroi sot se shifrat e përmbytjeve krahasuar me vite më parë tregojnë se investimet janë bërë strategjike dhe jo politike.

"Shifrat nuk i tregojnë të gjitha se nuk është çështja që thjesht i kemi trefishuar investimet por edhe se ku kanë shkuar. Është investuar në mënyrë strategjike apo taktiko-politike siç ndodhte në të shkuarën për impakt elektoral.  Ne shohim këtu shifra se është investuar x për kanalet kulluese por nuk kemi gjetur asnjë kanal që të jetë zhbllokuar plotësisht. Kjo është arsyeja pse përmbytjet vinin për pak reshje por edhe donin javë të tëra të tërhiqej uji.

Sot krahasuar me 7 vite më parë Shqipëria ka më shumë sesa dyfishin e tokës së punueshme që punohet. Ishin 120 mijë hektarë që punoheshin sot po i afrohet shifrës së 270 mijë hektarëve. Është tregues i qartë se Shqipëria e punon tokën sot dhe jo më kot Shqipëria ka një numër rekord eksportesh bujqësore dhe patjetër jo më kot për herë të parë Shqipëria ka një ndryshim esencial në defecitin e vet tragtar. 7 vite më parë ishte 7 import dhe 1 eksport dhe sot jemi 3 me 1. Pse ndodh kjo? Sepse më shumë se gjysma e atyre që importoheshin është zëvendësuar me prodhimin vendas. Ky është fakt dhe jo opinion", tha Kryeministri.

Ora 12:39
Ekonomi bën bilancin post-përmbytje: 0 argjinatura të dëmtuara e kanale të dëmtuara! Sot 3340 ha ende nën ujë (VIDEO)

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka bërë një bilanc të situatës post-përmbytje.

“Janë rehabilituar 40 diga, dhe kjo nuk është e lehtë se përveç se rehabiliton ujin e mbledhur duhet bërë kujdes nga përmbytjet.140 km argjinatura janë përmirësuar siç është në lumin Drin e Buna apo në të tjera zona. Janë rehabilituar 7 hidrovoret dhe për të tjerat po bëhet një rikonstruktim. Kemi 2 hidrovore që u prekën nga tërmeti që u dëmtuan dhe falë programeve të rindërtimit, rehabilitimi i tyre ka qenë i plotë. Ato kanë funksionuar në mënyrë perfekte. Drejtoritë rajonale kanë bërë mbikqëqytje, ne duhet të kemi durim kur ka situata të tlilla se duhet të kalojë 2 javë që të vlerësohet dëmi, ne kemi 0 dëmtime nga kanalet kulluese, largim të ujërave në kanalet e larta dhe 0 argjinatura të dëmtuara. Në pikun e reshjeve kishim 88342 ha të përmbytur, ndërsa mbrëmë sipërfaqja aktuale në ujë është 3340 ha dhe pritet që të lirohet. Në 2021 mendohet për të vazhduar investimin, se ka nevojë dhe në buxhetin e shtetit kemi planifikuar një fond 3.9 mld lekë për të ndërhyrë në pikat emergjente”, tha ajo.

Ora 12:21
Peleshi: Këtë vit dyfish më shumë reshje dhe prurje se në 2010-n, dëmet shumë herë më pak (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri një krahasim shifrash me përmbytjet e këtij janari dhe atyre që kanë ndodhur në vitin 2010.

"Të ndajmë disa gjëra që më shumë na vlejnë për të ardhmen dhe jo për të thënë se sa mirë punuam këtë herë. Dorë më shumë në fatkeqësitë natyrore ne e kemi për pasojat që ato sjellin.  Këtë  herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera.  Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant.  Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Edhe në prurjet në basene kanë qenë më shumë se të dyfishuara krahasuar me vitin 2010. Edhe në Kaskada është bërë një punë shumë e mirë. Në vitin kemi pasur mbi 14 mijë hektarë të përmbytur, krahasuar me 2010. 4000 banese kanë qenë me ujë në oborrë ndërkohë që këtë herë vetëm 145. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti", tha ai.

 

Ora 12:18
Përmbytjet/ Rama: Shifrat dhe faktet janë të pakrahasueshme me situatën në 2010 (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se situata e përmbytjeve në vendin tonë me atë që kanë qenë në 2010 nuk kanë asnjë krahasim.

“Janë të pakrahasueshme shifrat, faktet, dhe e gjitha lidhet me punën e bërë, se çfarë vjen nga lart ne nuk e kemi në dorë. Kemi qenë të kujdesshëm për të parë motin. Ministri i Brendshëm ka ndarë me mua situatën, edhe Ministria e Bujqësisë ka pjesën e vet në bilanc. Bashkë me ne do ishte mirë që të ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, që nuk është e pranishme, për shkak të një angazhimi tjetër. Këta tre ministra kanë qenë në përballje dhe kanë shumë për të thënë për rezultatin.

Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar me shifra krahasimore me reshje në të shkuarën, ne do sjellim pasqyrën e situatës, që lidhet me punë të përditshme për këtë ditë, që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, që lidhet me reformën të gjithë strukturë dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe ngritjen e shtetit në nivel tjetër, duke funksionuar të gjitha hallkat shtetërore, që nga ministri i Mbrojtjes tek kryeplaku. Situata ka qenë kritike nga Liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ky rast na dha shembull se duhet patjetër të punojmë përherë sa më mirë. Sigurisht e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur sot.

Sot kemi bërë shumë punë. Kaskada e Skavicës do vihet në funksion dhe do mbyllë frikën dhe do balancojë kaskadën, duke bërë që çdo pikë uji të kthehet në energji. Ne fituam sfidën e menaxhimit, edhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH-it, Benet Beci”, deklaroi Rama.

”, tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale