Përmbytjet, Rama: S’do t’ju
shmangemi detyrimeve

Përmbytjet, Rama: S’do t’ju<br />shmangemi detyrimeve
TIRANE- Qeveria nuk do t’ju shmanget detyrimeve dhe përgjegjësive për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit. Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Edi Rama në një konferencë për shtyp gjatë ditës së djeshme. Në këtë kontekst kryeminstri Rama, i bëri me dije jo vetëm banorëve të prekur nga përmbytjet, por edhe të gjithë opinionit publik, se qeveria ashtu sicc qeveria dhe strukturat përkatëse ishin të përgatitura plotësisht për këtë emergjencë përpara se të fillonte përkeqësimi i motit, ashtu qeveria është e përgatitur edhe për fazën që vjen pas.

“Qeveria nuk do t’i shmanget asnjë detyrimi të saj, ligjor dhe moral, në raport me njerëzit dhe zonat e prekura nga përmbytjet, por njëkohësisht, me t’u kaluar faza kritike e emergjencës prej motit, do të fokusohemi tërësisht, me një plan solidariteti social, për përballimin e të gjitha pasojave, imediate apo afatmesme, të përmbytjeve”, dekalroi kryeminstri Rama. Ndërkohë, shefi i ekzekutivit bëri me dije se, situata nga reshjet gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme nuk do të jetë e favorshme sipas parashikimeve të shërbimeve meteorologjike.

Ndërsa theksoi se pavarësisht disfavorit që mund të ofrojë natyra, strukturat përkatëse janë në gatishmëri maksimale për të përballluar edhe më të keqen.“Moti nuk do të jetë aspak i favorshëm as 48 orët e ardhshme dhe sipas parashikimeve meteorologjike duhet të presim më të keqen. Duke shpresuar që e keqja të mos ndodhë, ne sidoqoftë jemi në gatishmërinë maksimale, për të vazhduar të përballojmë me suksesin e deritanishëm operacionet e nevojshme në ndihmë të njerëzve”, deklaroi shefi i ekzekutivit, Rama.

Akuza
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklartë për mediat nga selia blu, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeminstrit Rama dhe qeverisë. Sipas kreut demokrat, qeveria është përfshirë në një aferë korruptive në blerjen e energjisë, që kap vlerën e 4 milion eurove. Ndërkohë, kreu demokrat i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për këtë çështje. Ndërsa ripërsëritithirrjen ndaj kryeminstrit Rama, që të shpallë gjendjen e emergjencës për situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë menjëherë, sot, tani hetimet për këtë vjedhje, për këtë përfitim të qeveritarëve në kurriz të të përmbyturve dhe gjithë taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë, i bëj edhe njëherë thirrje të shpallë gjendjen e emergjencës.

Të mobilizojë resurset, të bëjë transparente se çfarë ka vënë në dispozicion, sa ka vënë në dispozicion, si po administrohet. Përsëris thirrjen time të gjithë simpatizantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike, pushtetarëve tanë lokalë, të jemi në krah të njerëzve dhe të kontribuojmë me çfarë të mundemi në këto ditë të vështira. Parësore për ne është jeta, shëndeti dhe prona e tyre”, dekalroi kreu demokrat, Lulzim Basha.


Nishani-Ramës: Unë do shapllja gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti Bujar Nishani njësoj si opozita i ka kërkuar dje kryeministrit Edi Rama, të shapallë gjendjen e jashtëzakonshme. Një ditë pasi vizitoi në terren, qytetarët e prekur nga përmbytjet në jug të vendit, Nishani i ka bërë apel strukturave të jenë më vigjelente dhe të trajtojnë me kujdes çdo rast. “Nëse do ketë një shpallje të emergjencës mbetet në dorë të qeverisë që ka legjitimitetin përgjegjësinë dhe eksperiencën. Kjo i takon qeverisë. Unë pashë që situate atje nuk ishte një situatë e zakonshme. Nëse do të kisha një obligim kushtetues, unë do të merrja një vendim që do të shkonte në favor të situatës së qytetarëve, të jetës dhe pronës së tyre.

Por kjo mbetet në dorën e qeverisë dhe gjithsecili prej nesh do të shohë sesi do të përballet situate. Unë thashe që institucionet ishin pranë njerëzve, kishin marrë masa, por edhe për shkak të këtyre masave nuk ka pasur humbja e jetës së njerëzve. Por janë disa momente të caktuara dhe duhet të vazhdohet me angazhimet e tjera”,u shpreh kreu i shtetit. Gjithashtu presidenti, theksoi se është e nevojshme marrja e masave të emergjencës për blegtorinë e këtyre zonave. Nishani u shpreh se të gjitha konkluzionet e tij do t’ia përcjellë institucioneve të shtetit por edhe autoriteteve lokale.
 
Ristani: Banorët kanë nevoja urgjente për ushqime
Numri dy i Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ka vizituar ditën e djeshme banorët në komunën e Novoselës. Ndërkohë ai ripërsëriti edhe njëherë thirrjen ndaj kryeminstrit Rama, që të shpallë gjendjen e emergjencës. Nga Novosela Ristani deklaroi se situate është rënduar dhe banorët  ankohen për mungesë ushqimesh. “Njerëzit janë në nevojë urgjente për ushqime dhe materiale të tjera tepër të domosdoshme. Ka një nevojë tepër të madhe për ushqim bagëtish. Ato që kanë mbijetuar kanë nevojë edhe për ilaçe pasi bagëtitë po ngrordhin edhe nga të ftohtët”, u shpreh Ristani.
 
Topi: Të solidarizohemi me situatën, jo sulme politike
Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka dalë në një konferëncë për shtyp gjatë ditës së djeshme, ku ka shprehur ngushëllimet për familjen e 38-vjccares që humbi jetën në Pogradec. Ndërkohë ai ka bërë thirrje që të gjithë të solidarizohen me situatën e vështirë që po kalojnë banorët e zonave të përmbytura. Nga ana tjetër, kreu i FRD-së duke iu referuar debateve të ditës së enjte në Kuvend, është shprehur se nuk është momenti për sulme politike, pasi kjo nuk është aspak profesionale. “Duhet t’i kushtohet vëmendje situatës dhe të mos abuzohet me një gjendje të tillë, ashtu sicc u bë në Kuvend”, tha Topi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë