Përmbytjet shkaktojnë tragjedi në Itali, 3 të vdekur dhe dy të zhdukur

 Përmbytjet shkaktojnë tragjedi në Itali, 3 të vdekur dhe dy të zhdukur

Foto ilustruese

Moti i keq ka shkaktuar të paktën tre viktima në zonën e Nuorese-s në ishullin Sardegna të Italisë. Krahas të vdekurve, mediat italiane raportojnë edhe për dy të zhdukur, ndërsa uji i furishëm ka pushtuar të gjithë zonën duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

“Ka disa orë që bie shi i rrëmbyeshëm. Ne rekomandojmë kujdesin maksimal për të shmangur lëvizjet e panevojshme dhe në veçanti për të shmangur kalimin në zonat ku ekziston një rrezik i lartë i rënies së gurëve, pemëve ose rrëshqitjeve të tokës. Ne do ta vëmë nën kontroll situatën sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë që u bëjmë thirrje të gjithëve për vëmendje dhe maturi maksimale ”, shkroi kryetari i bashkisë së Bitti Giuseppe Ciccolini në Facebook.

Shkollat ​​e Cagliarit, parqet, objektet sportive dhe bibliotekat janë të mbyllura. Raportohet gjithashtu edhe për dëme në infrastrukturë siç është prishja e urave apo rrugëve. Rrugët shtetërore dhe provinciale të mbyllura dhe për momentin është e pamundur të lëvizësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton