Përmbytjet/ Opozita kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin! Berisha: Duan të vjedhin! Dje hapën tunelet e Komanit! Rama: Hajduti bërtet kapeni hajdutin (REAGIMET)

TIRANË- Përmbytjet në vend si pasojë e motit të keq ka sjellë përplasjen e opozitës me mazhorancën. Opozita e sheh si fajtore qeverinë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar drejt Shkodrës ku ka takuar banorët e fshatit Kuç dhe hedh akuza ndaj qeverisë se po kryen vjedhje. Sipas tij, qeveria nuk e ndërpret importin e energjisë ndonëse i gjithë territori i vendit ka reshje shiu. Berisha thotë se mazhoranca po shet energji me çmim katër herë më të ulët se sa e blen për shkak të kontratave që kanë firmosur më parë.

Në përgjigje të tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ironitë.  "Është hajduti që bërtet kapeni hajdutin", shkroi Rama duke shtuar se opozita ka vjedhur aq shumë sa e sheh pas çdo gjëje. Pikërisht për këtë deklaratë të Ramës, Berisha i ëhstë përgjigjur në distancë nga Shkodra kryeministrit duke thënë se i vetmi argument që ka Rama për të mohuar që vjedh është se është 2 metra, duke iu referuar fjalës së urtë, 'Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra'. 

Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia kërkon që të shpallet gjendja e emergjencës, e ndërsa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thekson se vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë në sigurimin e jetës së njerëzve dhe të pronës. Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh se kolegët ministra e deptetë janë në terren dhe se opozita parazitë është duke dezinformuar publikun.

 Ministrja e Shëndetësisë nga ana tjetër u shpreh se së bashku me ekipin e Njësisë së Koordinimit dhe të maksi-emergjencave, tha se gjendja paraqitet nën kontroll ndërsa ekipet shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmërinë për çdo emergjencë në rang vendi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Përmbytjet, Braçe i kthehet Berishës: Është i fundit që mund të flasë, e mbyti Shkodrën 5 herë në 13 muaj

1668081727_WATERMARKREPORTtv.00465008.Still010.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se Sali Berisha është i fundit që mund të flasë për përmbytjet në Shkodër. Sipas Braçe, Sali Berisha e mbyti Shkodrën 5 heë në 13 muaj.

‘Salih Berisha-ai i përhershmi, është i fundit qe mund te flasë për përmbytjet ne Shkodër! E dini pse? E para, e mbyti Shkodrën 5 here ne 13 muaj; E dyta, nuk beri asgjë ne Shkodër kundër përmbytjeve, zero. Shiheni videon nga google, ka dy gjera te qarta; Zona e përmbytur është thuajse toke e lumit dhe, me këto reshje, me këto plota është e rrezikuar përherë; uji nuk ka hyre ne qytet sic ne 2010 e vijim 5 here rresht, për shkak te unazës si argjinature qe Salih Berisha nuk ja beri kurrë Shkodrës; E ndërtoi kjo qeveri! Nëse duhet te flasë, ta nise nga kjo! Natyrisht, koha nuk është për te folur; koha është për te ndihmuar njerëzit ne nevoje; koha është edhe per te ngushëlluar familjen Rrushaj per humbjen e tmerrshme te saj!’- shkruan Braçe.

Ora 16:22
Spiropali në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në Shkodër: Kryetari i bashkisë duhet të ishte i pranishëm, nuk është momenti për politikën e ditës

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Shkodra ka deklaruar se kryetari i bashkisë, Bardh Spahia duhet të ishte i pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave sepse nuk ishte vetëm mbledhje e qeverisë, duke theksuar se nuk ishte koha për të bërë politikën e vogël të ditës,

“Është e rëndësishme që burokracia është shmangur në këto raste dhe komunikimi dhe me prefekturën dhe me drejtoritë rajonale ka funksionuar për t’ju ardhur njerëzve në ndihmë si në dislokim si në evakuim. Falenderoj FNSH për punën e bërë së pari në gjetjen e trupave por edhe në vazhdim në monitorimin e situatës sepse përparësi për ne ka qenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Do doja shumë këtu të ishte edhe kryetari i bashkisë se ky nuk është shtabi vetëm i qeverisë apo vetëm i një force politike por është Shtabi i përballimit të Emergjencave në qarkun e Shkodrës dhe kjo punë na përket të gjithëve. Sot nuk është momenti për të bërë politikën e vogël të ditës por të bëjmë punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet dhe përballohet me sa më pak kosto për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ne nuk i shohim, jemi të verbër sa i takon bindjeve politike por shohim te njerëzit dhe qytetarët bashkëpunëtorët tanë për të zgjidhur këtë emergjencë”- u shpreh Spiropali.

 

Ora 16:22
Përmbytjet dhe situata hidrike në vend, Partia e Lirisë: Menaxhim kriminal i Qeverisë, Shqipëria humbu 10 mln euro në treg me shitblerjen e energjisë

 

Për Partinë e Lirisë qeveria e Ramës është treguar totalisht e paaftë në menaxhimin e situatës hidrike në vend, gjë e cila ka sjellë edhe situatën e krijuar në basenet e vendit ditët e fundit.

Ka qenë nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, i cili përmes një deklarate për mediat nga Selia e Partisë së Lirisë zbuloi atë që ai e quan skandal të keqmenaxhimit qeveritar.  Sipas tij, për të gjitha përmbytjet në vend fajtore është qeveria e Ramës.

Vasili ka nënvizuar gjithashtu se e gjithë situata e krijuar mund të menaxhohej në kohë dhe mos kishte sërish përmbytje në Shkodër.

Ai e quan “menaxhim kriminal” çështjen e energjisë elektrike, kjo sepse  KESH sipas tij mund të parashikonte motin përmes informacioneve shumë të sigurta të ofruara nga Shërbimi Satelitor.

“Situata me të cilën po përballet vendi përsa i takon energjisë elektrike ka vetëm një emër menaxhim kriminal nga ana e qeverisë së Edi Ramës me qëllimin e vetëm, korrupsionin dhe grabitjen e miliona eurove. A mund të parashikohej situata e reshjeve? Përgjigja është po. Vetë KESH ka shpenzuar mbi dy milionë euro për shërbimin e parashikimit të motit në nivelet më të përparuara si në të gjithë vendet evropiane përmes informacioneve shumë të sigurta të ofruara nga Shërbimi Satelitor. Pra, ishte shumë e qartë që do të kishte një situatë të ngarkuar të reshjeve që do të prekte të gjithë Gadishullin e Ballkanit”, ka deklaruar nënkryetari i PL.

Vasili ka folur edhe për blerjen e 42 mije megavateve  nga kryeministri Rama, blerje e cila ishte e panevojshme sepse në Shqipëri niveli i reshjeve është i lartë e madje i parashikueshëm nga KESH. Sipas tij, Shqipëria ka humbur 10 milion euro.  Ai thotë se çdo qeveri mundohet të ul nivelin e baseneve dhe të prodhojë më tepër energji elektrike, ndërsa qeveria e Ramës bën të kundërtën

“Të gjithë vendet që prodhojnë energji me burime hidrike, shtuan prodhimin për t’u ulur nivelin e baseneve dhe për t’u bërë gati për të pritur prurjet e shtuara të lumenjve.  Ndërsa qeveria e Edi Ramës, bën pikërisht të kundërtën në vend të prodhonte energji dhe të ulte nivelin e baseneve nga 14-20 nëntor bleu 42 mijë megavat energji.  Në momentin e fillimit të reshjeve pikërisht në datën 19, qeveria e Edi Ramës fillon të shesë energji dhe nxjerr për shitje 21 mijë megavat për periudhën 19-22 nëntor. Është e qartë që interesi i vendeve të tjera për të blerë energji ishte i ulët sepse energji prodhohej përmes reshjeve të shtuara.  Ndaj u shit vetëm 16 mijë megavat, ndërsa 5 mijë megavat të tjera me çmim 202 euro për megavat u hodhën në det. Duke humbur në këtë mënyrë mbi 10 milionë euro. Dhe njëherazi duke përmbytur banorët e Shkodrës ndërkohë që gjithë kjo ishte plotësisht e eliminueshme. Po paradoksi nuk mbaron këtu. Për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor KESH bën ofertë për të blerë plot 42 mijë megavat ndërkohë që edhe shqiptari më i fundit, e di që basenet e hidrocentraleve janë të mbushura për shkak të reshjeve”, është shprehur ndër të tjera në deklaratën për mediat, në emër të PL, Petrit Vasili.

Ora 16:15
Përmbytjet në Shkodër, Berisha në Obot: Keqmenaxhimi i kaskadës! KESH të dëmshpërblejë banorët

Sali Berisha ka qenë pasditen e sotme në Obot, zonë kjo e përmbytur nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin. Sali Berisha i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, tha se KESH duhet të dëmshpërblejë banorët.

‘Reshjet kanë qenë të fuqishme por baza është keqmenaxhimi absolut i kaskadës për shkak të vjedhjeve. Këta në kohë kur mund të prodhonin energji për të gjithë nevojat e vendit, kanë bërë tenderin dhe kanë blerë energji dhe nuk kanë prodhuar asnjë kilovat, deri mëngjesin e sotëm kur kanë filluar prodhimin pasi u demaskuan. Kanë hapur mbrëmë pa njoftuar. Njoftohen disa orë përpara i kanë pasur të gjithë treguesit. Mirëpo keqmenxhimi i kaskadës është bërë ligj për shkak të vjedhjeve që këta bëjnë në energji pasi energjia është shndërruar në një mall që vjedhin ditë e natë. I kanë marrë KEK-ut të Kosovës 150 milionë kilovat depozita dhe kur KEK-u fut në riparim termocentralet bateritë u kërkoi që ti kthenin një pjesë por këta nuk i dhanë asnjë kilovat.

Një pjesë të madhe të energjisë së KEK këta e shitën në pik në një kohë kur kaskada duhej të ruhej të mbahej Fierza nën kontroll, por jo. Kjo është vjedhje me pasoja të mëdha. Hapin fshehtas tunelet e Komanit, hapin portat e Zadejës të Vaut të Dejës dhe vjen përmbytja me shpejtësi të rrufeshme. Njerëzit kanë qënë jashtë dhe nuk u futën dot në shtëpi.

Ky nuk njef asnjë ligj pasi ligji detyron KESH të paguajë çdo dëmtim që bën. Ne do të marrim menjëherë masat që KESH të krijoijë fondin e përmbytjeve që të ruhet vetëm për rastet e përmbytjeve. Ligji detyron atë që dëmton të paguajë. Këta e kanë shndërruar KESH në një ndërmaje private.’- tha Berisha.

Ora 15:55
‘Tre javë më parë lutej për shi’, Partia e Lirisë reagon për situatën në veri: Shkodrën e përmbyti korrupsioni i kryeministrit

1668964730_Screenshot1.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për situatën e shkaktuar në veri të vendin si pasojë e reshjeve të shiut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se tre javë më parë “Edi Rama i lutej Zotit të binte sa më shumë shi dhe sot ‘mallkon’ shiun që për 10 orë shiu përmbyti Shkodrën”.

“Shkodrën e përmbyti korrupsioni i Edi Ramës (menaxhimi kriminal i energjisë elektrike) dhe jo Zoti! Drejtësia duhet të veprojë sa më parë!”, shprehet ai.

Ora 14:31
Situata e motit të keq, deputetët e grupit të PD-së kërkojnë interpelancë urgjente me Ramën

1669037783_PDselia4.jpeg

Një grup deputetësh në emër të Grupit të Partisë Demokratike, kanë  kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit në disa qarqe. Sipas dokumentit të siguruar kanë firmosur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, deputetët, Bardhi, Bushati, Koliqi, Bakiu, Bushati, Lika dhe Ulliri.

Kërkesa e deputetëve
 
Ora 14:25
‘Hajduti bërtet kape hajdutin’, Berisha i përgjigjet Ramës: Në kohën tonë një zv.ministër hapte zarfet e tenderave para gazetarëve, ai thotë 'nuk vjedh burri dy metra'

1669036955_Screenshot8.jpg

Sali Berisha iu kundërpërgjigj edhe njëherë deklaratës së Ramës, nga Shkodra Berisha tha se i vetmi argument që ka Rama përpara shqiptarëve është sesi mund të vjedhë një burrë 2 metra. Sipas ish kryeministrit, askush nuk e beson Ramën i cili vetëm vjedh.

“Përgjigja ime është, ai në çdo akt që firmos siç tha vetë fap fap fap dhe bam bam bam, vetëm vjedh. Kjo është përgjigja ime. Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument sesi mund të vjedhë një burrë 2 metra. S’ka shqiptar që e pranon një argument të tillë. E tregojnë aferat hajdutin më të madh që ka parë historia. Vetëm me energjinë mund të ndalem, a keni parë ju gazetarët një tender të vetëm për energjinë këto kohë. Përpara një zv,ministër i merrte gazetarët dhe i hapte zarfet para tyre, i hapte zarfet para tyre, për të gjitha blerjet e KESH. Po sot? Asnjë qytetar, asnjë gazetar se di ç ‘behët me tenderët e KESH-it.”- tha Berisha.

Ora 14:13
Tragjedia e Pjetër Rrushaj dhe djalit të tij nga rrjedha e lumit në Shkodër, Berisha: Qeveria për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë

 

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria për të mbushur xhepat e tyre shkaktoi vdekjen e Pjetër Rrushajt dhe djalit të tij. Berisha u shpreh se përmbytja mund të ndalohej.

“Në këtë situatë kritike kanë humbur jetën një qytetar i nderuar dhe demokrat i vendosur Pjetër Rrushaj dhe djali i tij 14-vjeçar. I shpreh familjes Rrushaj ngushëllimet e mia më të ndjera, por dënoj me ashpërsi këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të qeverisë e cila për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë krejtësisht të parandalueshme në Shkodër.”- tha Berisha.

Ora 14:04
Berisha në Shkodër: Përmbytja s’ju erdhi nga zoti por nga dora e robit hajdut

 

Berisha ka zhvilluar një konferencë në Shkodër ku ka thënë se fajtor për përmbytjen është vetëm Edi Rama dhe dora e tij e vjedhjes së bashku me ministren Balluku.

"Erdha sot pasi kam ndjekur gjatë natës me shqetësim të thellë zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës. Erdha për të shprehur solidaritetin tim me banorët e qarkut. Është gjithçka jo dora e zotit por dora e robit hajdut. Gjatë këtyre ditëve, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 lekë megavatin në bursë. Në një kohë kur, energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhojë pa asnjë lloj kufizimi pasojë në kaskadën e Drinit. Sot Rama fajin e  gjen te mediat dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që bëri vetë."- tha Berisha 

Ora 14:03
Edi Rama i përgjigjet Berishës: Sa gdhihen derisa ngrysen thonë ‘Vjedhje’! Hajduti bërtet kapeni hajdutin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se qeveria po kryen vjedhje në një kohë kur vendi është përfshirë nga moti i keq dhe në dy qarqe ka përmbytje.

“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje” – shkroi Rama.

Ora 13:41
Situata shëndetësore në zonat e prekura nga reshjet, Manastirliu: Gjendja në kontroll, ekipet mjekësore në gatishmëri 

 

Në një mbledhje me të gjitha strukturat e Shëndetësisë në terren të zonën e veriut të vendit, nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Ministrja Ogerta Manastirliu, së bashku me ekipin e Njësisë së Koordinimit dhe të maksi-emergjencave, tha se gjendja paraqitet nën kontroll ndërsa ekipet shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmërinë për çdo emergjencë në rang vendi.

“Gjithë strukturat e sistemit shëndetësor, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, janë në gatishmëri për të koordinuar të gjithë urgjencat e terrenit, në bashkëpunim sigurisht me strukturat e emergjencave civile, Bashkitë, Prefekturat dhe gjithë strukturat e angazhuara të Ministrive të linjës, të cilët kanë qenë në terren, për të mbështetur të gjitha ata qytetarë edhe familje që mund të kenë patur problematika në këtë situatë” -tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu foli gjithashtu për zgjerimin e flotës së autoambulancave në përgjigje të emergjencave.

“Në terren vijojmë të jemi të angazhuar, në rang territori më shumë se 120 autoambulanca, njësitë e lëvizshme të cilat janë në territor për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe emergjencave. Sigurisht që kemi edhe forcat e shtuara këtu në Urgjencën Kombëtare Mjekësore, që në rastet kur do të kemi rritje të fluksit të thirrjeve, por edhe të misioneve që do te duhet të dalim në terren, jemi në gatishmëri”-tha Manastirliu.

Ora 12:37
Berisha akuzon qeverinë nga Shkodra: Duan të vjedhin, kanë qëllim armiqësor! Mbrëmë hapën tunelet e Komanit

 

Kryetari i PD Sali Berisha ka udhëtuar drejt fshatit Kuç për të parë nga afër zonat e përmbytura në Shkodër. Teksa fliste para banorëve, thotë se kanë hapur tunelet e Komanit gjatë natës dhe akuzon qeverinë për vjedhje.

“Mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur 2000m3/s dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e tyre e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë plotësisht të parashikuara. Vjedhja jua ka bllokuar mendjen por një njoftim serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, i cili ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e Veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se e kanë mendjen të shfrytëzojnë energji. Sot janë mbi 2500 ha të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës dhe ka kërcënime serioze. Këto janë nga skema e vjedhjes se qeveritarëve që nuk kanë kufi në asgjë.

Zonja dilte e tmerronte qytetarët se dimrin po e kalonte keq. Për ata që donin të vidhnin për të gjobitur 60% të popullatës, qielli duhet të ishte i thatë. Mbrëmë jam njoftuar vonë se hapën tunelin. Sot po shesin energji me çmim 4 herë më të ulët se atë që blejnë. Janë verbuar e tërbuar. Qeveria ka qëllim armiqësor të hapur me Shkodrën”, tha Berisha.

 

Ora 11:58
Reshjet e dendura në kryeqytet, Veliaj: Faleminderit punëtorëve të qytetit për përballimin e situatës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë punuar gjatë këtyre dy ditëve për normalizimin e situatës si pasojë e shirave të dendur dhe stuhisë që ka përfshirë kryeqytetin këto dy ditë. Veliaj u ka kërkuar qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe për çdo rast të telefonojnë në numrin e emergjencës.

“Faleminderit kolegëve të Emergjencave Civile, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Punëtorët e Qytetit dhe Policia Bashkiake për ndërhyrjen e menjëhershme ditën e djeshme pas stuhisë dhe shirave që pushtuan qytetin. Ju lutem le të tregojmë kujdes dhe për çdo emergjencë telefononi 112”, shkruan Veliaj.

Ora 11:19
Moti i keq, Balla: Jemi në terren, po bëjmë ç’është e mundur! Parazitët e opozitës po e përdorin për të dezinformuar

 

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka shprehur solidaritetin për të dëmtuarit nga moti i keq kryesisht në veri të vendit. Balla u shpreh se dhe në këtë moment, ku mazhoranca është në terren, opozita parazite dhe mediat që e pasojnë po e shfrytëzojnë për të dezinformuar.

“Uroj që kjo situatë e vështirë e krijuar për shkak të reshjeve të kalojë sa më shpejt, shprehim solidaritetin tonë për të dëmtuarit. Besoj se biem dakord ndaj parazitëve që mundohen të përdorin raste të tillapër të dezinformuar. Gjatë ditës së djeshme ka pasur një dezinformim që ka ardhur nga opozita, nga PD ose nga Foltorja. Por për fat të keq dhe nga ndonjë media të caktuar, meqenëse sot është dita ndërkombëtare e TV dua të them se dezinformimin që sjell opozita e sjell dhe media.

Gjithë Shqipëria e ka parë që niveli i reshjeve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e bërë të pamundur që kapaciteti ujëmbledhës të mbajë gjithë prurjen. Por gjithçka në këto momente është në nivelin e   sigurisë, reshjet do të vazhdojnë, forcat do jenë në terren. Shqipëria ka nivel të mirë të energjisë elektrike por duhet të ruhet për ditët në vijim. Pjesa më e madhe e kolegëve janë në terren.”- tha Balla.

Ora 10:37
Përmbytjet në Fushë-Krujë, kreu i degës së PD-së: Situata shqetësuese në Murqin, nuk pastrohen kanalet

 

Kreu i PD-së në Fushë Krujë, Agron Loka ka denoncuar situatën në të cilën ndodhet zona nga përmbytjet. Ai thotë se situata është shumë shqetësuese, ndërsa thotë se kjo situatë krijohet për shkak se nuk pastrohen kanalet kulluese.

“Situata në fshatin Murqin bashkia Krujë, është një situatë që përsëritet prej 10 vitesh. Nuk vjen vetëm për shkak të reshjeve të shumta që ndodhin. Jemi ende pa u futur në stinën e dimrit dhe situata është shqetësuese dhe dramatike. Niveli ujit po vijon të ngrihet. Arsyeja më e madhe është se këtu nuk pastrohen kanalet, prej 10 vitesh nuk vihet dorë në pastrimin e kanaleve të para dhe dyta. Situata e fermerëve është shqetësuese, këta fermerë jetojnë për bukën e gojës me kulturat që mbjeldhin. Janë të gjitha të dëmtuara”, thotë ai.

Ora 10:07
Kryebashkiaku Spahia: Të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës. Ai thitë se përmbytjet kanë ardhur pasi janë hapur portat e hidrocentraleve në mënyrë të papritur

"Situata vazhdon të përkeqësohet në raport me dje, sot kemi informacione që është shtuar sipërfaqja nga përmbytjet e ujit. Jemi në mbi 2000 ha tokë të përmbytura, jemi në zonën e Anës së Malit, ka rritje të nivelit të ujit, që është kthyer në problematik, Shkodra gjendet e izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë, aksesi i vetëm mbetet nga Guri i Zi, duhet të ishin shtuar forcat e ushtrisë, por edhe të emergjencat civile, si varka e gomone. Shkak i kësaj situate është rezultat i portave të hidrocentraleve në mënyrë të papritur, ka qenë e domosdoshme lajmërimi në kohë i autoritete të paktën bashkisë që t’i lajmëronim bashkisë, jemi gjendur përballë një situate të papritur rritja e nivelit të ujit ka qenë shumë e shpejtë, krahasuar me 2010 ato vinin nga reshjet e shiut për mbi 3 javë rresht, mënyra më e mirë është të shpallet gjendja e emergjencës", tha Spahia. 

 

Ora 10:01
Moti i keq/ Tabaku: Situata me reshjet e rrezikshme, vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty

Në fillim të mbledhjes së Komisionit të Integrimit Europian, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku vuri në dukje situatën e vështirë që po përballen qytetarët në veri të Shqipërisë. Ajo nënvizoi se në këto momente qeveria duhet të ishte në gjendje gatishmërie të lartë pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

“Siguria e jetës dhe më tej siguria e pronës janë tejet të rëndësishme ndaj qeveria duhet të fokusohet tek këto të dyja. Vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty.”- tha Tabaku.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alois Ta Mallais: 22/11/2022 08:58

    O Edmond o kok baxhule po lene Edi Ramën po shiko çunin e spiunit Bardh Spahin që spo bon asgjo vetëm ri tu lef si çen. Ky asht më keç se Voltana që i bon të tana. Pra vet e keni fajin që votoni të till laper o Edmondi gabzher. Se stë thot Edi Rama me votu kshu lloi laperash.

    Përgjigju
  • edmond( koder rreshen): 21/11/2022 21:45

    ! Hajduti bertet kapeni hajdutin ! Dakort se per Saliun esht loja e mbajtjes se pushtetit per ta akuzu si hajdut,po veten e tij perse Rama arriti qe ta vetakuzoj si hajdut ?!

    Përgjigju
  • policia: 21/11/2022 21:34

    brace te flase pak per ate traune e divjakes qe e kqa firmose vete., le te jete ujerat

    Përgjigju
  • A ke ken nej her ne zall te kirit: 21/11/2022 20:13

    Shkodra qyteti i lanun mas doret ne tan Shqipnine Vermosh-Konispol.

    Përgjigju
  • Termeti: 21/11/2022 19:51

    O Vasil emrin e ke Petrit, por je vite larg nga emri Petrit!

    Përgjigju
  • Argita: 21/11/2022 16:51

    O Sali kerma po nuk e di ti si te shpetoj kjo A e di se Edi kishte kryer oferta koruptive me Shiun dhe me permbytjet Si nuk i denancove ne prokurori Sepse deri aty ke arritur qe fajin per ndryshymin e kohes e ka Edi pse nuk dole ti ta ndaloje mblill ment se nuk je ne terezi

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 21/11/2022 16:47

    O Edi Rama mos u mer me kriminel hajdutin malok Salhe Bajgën. Ti vazhdo punën se populli Shqiptar të vlerson. Salhe bajga tani shpallet dhe nga Evropa Non Grata e pastaj le të vazhdoi të lefi Salheu me flamurin pa bisht e me edi paloqen me shok shum që jan të gjith shkum. Me nderime e me respekt ARBËROR HAJDARI nga Kosova po Salhe bajgën se harova se vllan ma kan vrar Sërbët me armët që Salhu ju dha se e kishte Sllobodanin si vlla.

    Përgjigju
  • Turi: 21/11/2022 14:47

    Nevkohen qe ishe ti ne pushtet o plere perse nuk i bere keto rregullime qe po thua , je njeriu me negativ dhe me ndyresire ne bote te qr

    Përgjigju
  • KASEM AGA: 21/11/2022 13:39

    O balona tabake po sngele një dit pa lef mi sharabajg. Po ti lef sa të duash se Salhe këllira nuk të vë më ty kandidate për deputete e ça do bosh pastaj a do lefësh mo ? ? ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë