Vitin e ardhshëm, 18 bashkitë e fundit, do të kenë gati planet për zhvillimin e territorit.
Gjermeni: Në 2018 gati planet për 61 bashkitë
Sipas Ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, në këtë mënyrë do të bëhet i mundur përcaktimi i qartë i zhvillimit që do të marrë territori në 15 vitet e ardhshme në shërbim të rritjes së sektorëve kryesorë të ekonomisë kombëtare si turizmi, bujqësia, energjitika, transporti.
“Konkretisht, të tre planet kombëtare të miratuara tashmë prej mëse një viti, ofrojnë piketat për hartimin e projekteve konkrete strategjike, që garantojnë menaxhimin racional të tokës dhe burimeve natyrore, si dhe harmonizimin e të gjithë faktorëve që ndikojnë në jetën social-ekonomike të qytetarëve. Qoftë tre planet kombëtare, si dhe planet vendore që brenda vitit 2017 do të jenë të hartuara për 43 bashki dhe brenda vitit 2018, ne angazhohemi ta përmbyllim këtë proces edhe për 18 bashkitë e tjera, përcaktojnë qartazi zhvillimin që do të marrë territori në 15 vitet e ardhshme në shërbim të rritjes së sektorëve kryesorë të ekonomisë kombëtare si turizmi, bujqësia, energjitika, transporti”, tha Gjermeni.
Deklarata e Gjermenit u bë gjatë takimit të parë të rrjetit të bashkëpunëtorëve “BRIGAID”, me mision përthithja e ideve inovative mbi tre komponentë kryesorë të ndryshimeve klimatike: përmbytjet, thatësirat dhe moti ekstrem.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO