Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga Darzeza pas mirënjohjes për FA për punën dhe ndërtimin e urës në kohë rekord deklaroi se këto janë ditë të vështira dhe të gjithë duhet të jemi të mobilizuar.
“Menaxhimi i mirë dhe puna e FA ka qenë garancia për të përballuar këtë situatë nga përmbytjet. Këto janë ditë të vështira, të gjithë duhet të jemi të mobilizuar. Mirënjohje për punën e FA në krah të NATO dhe të gjitha operacionet e tjera.
Bravo ju qoftë. Këtu kanë qenë 500 efektivë, ndërtuam në kohë rekord urën. E përballuam shumë më mirë se në 2015 situatën e përmbytjeve. Sfida jonë tani është që të pastrojmë territorin dhe të bëjmë një plan investimesh dhe analize për të ardhmen për të parandaluar përmbytjet.
Bashkëpunimi me institucionet lokale ka qenë shumë i mirë pasi fal këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që kemi këtë rezultat. Nuk do të lëmë asnjë pa e ndihmuar, tani fillon faza e dytë ajo e pastrimit të territorit dhe ndihmën për çdo kënd” deklaroi ajo.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO








