Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka publikuar një status në Facebook, si një tjetër provë që vërteton krimet e serbëve.

Majko ka sjellë historinë e një vajze 17-vjeçe që humbi jetën në luftë dhe amanetin dy ditë para vrasjes nga serbët.

Bëhet fjalë për Yllka Domin, e lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 "Gjakova" të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Liria ka emër. Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 "Gjakova" të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe. Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit: "Amanet ju le nëse nuk pritoni, Të ma shkruani emrin në rërën e detit, Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj, Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,Dhe arena e kafazit të jetë e hapur. Përmendore nuk dua…!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,
Vendosni afër kokës sime."

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi). Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.  Liria ka emrin e të rënëve", shkruan Majko.