Një 77-vjeçar ka kallëzuar në Policinë e Përmetit se i është larguar djali nga banesa. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar, Dh.K.
Policia njofton se ka nisur kërkimet.
"Në Komisariatin e Policisë Përmet ka kallëzuar shtetasi P. K., 77 vjeç, banues në Përmet, se djali i tij shtetasi Dh. K., 39 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi", njofton policia.
Komento