Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane në Bashkinë e Përmetit Gilberto Jaçe dhe këshilltarët për Bashkinë Përmet.
Rama ka prezantuar vizionin e aleancës së majtë për Bashkinë e Përmetit, që e cilësoi një bashki me potencial të madh turistik, ndërsa theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe ndryshe nga çdo proces zgjedhor që mund të jetë zhvilluar deri tani në vendin tonë.
Kjo sipas tij, sepse këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejt me familjen më shumë se sa edhe zgjedhjet politike, janë për të vlerësuar votën në funksion të nevojave që ka familja.
Ai u ka kërkuar përmetarëve që votën e tyre ta konsiderojnë një investim për të ardhmen e tyre, ndërsa premtoi investime në infrastrukturë, turizëm, sistemin e kanalizimive dhe programeve për zhvillim ekonomik.
“Çdo familje ka problem nëse çerdhja mungon dhe nuk ka ku të çojë fëmijët. Çdo familje ka problem nëse shkolla e fëmijëve është shumë larg.Kjo nuk është një zgjedhje midis partive, as me tifozllëk partiak, as për të mbajtur lart shkopin e flamurit të pd, por për të ndihmuar drejtpërdrejt veten dhe familjen tënde. Mos e çoni votën dëm!Unë nuk besoj që një demokrat me logjikë është në gjendje të votojë SHQUP-in kur nuk ka ujë, vetëm për ti bërë qejfin SHQUP-it. Arsyeja pse ne këmbëngulim që duhen votuar kandidatët tanë është se ne duam drejtues që merren me punë, jo me sherrë politike”, tha Rama.
Rama deklaroi se në katër vitet e shkuara Bashkia e Përmetit u bllokua dhe izoluara nga qeveria qendrore e djathtë, por “tanimë, qeveria është tërësisht e fokusuar në nevojat elementare të fshatit, që përmes reformës territoriale hyn në rendin e punëve të ditës së kryetarit të Bashkisë madhe”, pohoi Rama
Sipas Ramës, Partia Demokratike nuk ka një model të qartë për tu ndjekur në këto zgjedhje dhe merret me sherre në vend të punëve.
Fjala e plotë e Ramës në Përmet:
Unë i kuptoj vështirësitë që ka patur Bashkia e Përmetit në katër vite. Dy vite nga 2011 në 2013, si të gjitha bashkitë e majta, edhe e Përmetit u bllokua, u izolua, u morr peng nga qeveria në Tiranë.
Bashkitë e drejtuara nga socialistët vuajtën shumë izolimin dhe qasjen barbare të një qeverie që ishihte si kështjella për tu marrë jo si shtëpi të komuniteteve.
Pas 23 Qershorit gjëndja ndryshoi, kudo ku qeverisin socialistët ka filluar era e ndryshimit. Edhe në Përmet ne kemi filluar të punojmë me kryetarin e Bashkisë. Por ky është vetëm fillimi. Ju siguroj se mbështetja jonë për Përmetin është fillimi i një mandati të ri për punë dhe vetëm punë për Përmetarët. Me bashkimin e të gjitha njësive të vjetra vendore në një Bashki të re, janë rritur mundësitë për një ekonomi reale dhe të qëndrueshme që të ngrejë nivelin e jetës së njerëzve.
Natyra e ka bekuar këtë territor me pasuri dhe bukuri të jashtëzakonshme duke i dhënë një popull të jashtëzakonshëm, njerëz që duan shtet, rregulla dhe barazi para ligjit . Kjo është një bazë shumë e fortë që ne të ndërtojmë rrugën tonë të re. Sfidat janë shumë të mëdha, sepse për të patur zhvillim të qëndrueshëm na duhet që njerëzve në fshat tu sigurojmë gjëra elementare, si kanalet ujitëse, një gangrenë e madhe për vite. Turizmi, që sot është shprehje e potencialit do të mbështetet përmes investimeve tona në infrastrukturë. Por edhe në programet që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në Përmet.
Ne do të fokusohemi te garantimi i ujitjes dhe i kullimit në të gjitha bashkitë e reja. Do bëjmë inventarin e e metrave të bllokuar nga ferrat e pisllëku.
Partia Demokratike, revolucionin që ne bëmë me reformën administrative, kërkon ta zhbëjë dhe të kthehemi te njësitë e copëtuara, që të bëhet më shumë rrëmujë.
Fushata e SHQUPIT nuk merret me problemet e qytetarëve por për të sjellë sherre, e për tu vënë qytetarëve mbi kokë një kryetar që ti kujtojë se sa e keqe është qeveria.
Partia Demokratike nuk ka asnjë model që të thotë: Votojeni këtë që kemi sjellë në Përmet se ai do e bëjë qytetin siç bëri ai tjetri atë.
Më i miri që ka PD është ai i Tiranës, që nuk i duhet dreqit, që 4 vjet në Tiranë nuk bëri asgjë. Dy vitet e para me qeverinë etij fjeti gjumë me gërhima, dy vitet e fundit e ngacmuam ne dhe u zgjua ndonjëherë.
Më lejoni të ndaj me ju tre arsye themelore pse këto zgjedhje janë kaq shumë të rëndësishme dhe ndryshe nga të githa të tjera.
Së pari, sepse janë të lidhura drejtpërdrejt më familjen. Më shumë se sa zgjedhjet politike sepse këto zgjedhje janë për të vlerësuar votën në funksion të nevojave që ka familja. Nga shkolla e vajzës dhe djalit te shërbimi si transporti.
Çdo familje ka problem nëse çerdhja mungon dhe nuk ka ku të çojë fëmijët. Çdo familje ka problem nëse shkolla e fëmijëve është shumë larg.
Kjo nuk është një zgjedhje midis partive, as me tifozllëk partiak, as për të mbajtur lart shkopin e flamurit të pd, por për të ndihmuar drejtpërdrejt veten dhe familjen tënde. Mos e çoni votën dëm!
Unë nuk besoj që një demokrat me logjikë është në gjendje të votojë SHQUP-in kur nuk ka ujë, vetëm për ti bërë qejfin SHQUP-it.
Arsyeja pse ne këmbëngulim që duhen votuar kandidatët tanë është se ne duam drejtues që merren me punë, jo me sherrë politike.
Unë them kush voton për PD merr veten më qafë. Sepse në vënd që të zgjedhi një shërbëtor, një qytetar që do punojë, zgjedhj një zëdhënës të SHQUP-it.
Ndaj ne themi PD-ja e ka vendin në parlament, kurse ne e kemi vëndin në krye të punëve.
Këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë për gratë, sepse mund tu themi të gjitha grave dhe vajzave: tani është rradha juaj. Tani është rradha juaj, që si gra, si vajza, shtëpia juaj të shkojë në drejtimin e duhur. Lërini mënjanë të gjitha të tjerat dhe investojeni votën tuaj për kandidatin tonë.
Ne besojmë te gratë dhe besojmë shumë se kjo që kemi bërë do të sjellë një transformim të madh. Se Gilberto nuk ka patur shumë gra në bashki, tani që do ketë më shumë gra nuk do bëhet dot më xanxar.
Prandaj, ne jemi të bindur që edhe gratë demokrate do të votojnë për Gilberton dhe PS. Sepse kjo është zgjedhja e duhur. Ka kohë për të votuar për PD.
Fshati nuk ka qënë kurrë më parë interesuar se sa tani në këto zgjedhje vendore. Gjithë copëtimi i tërritorit, mungesa e finacave, i kishte lënë komunat në një situatë të vajtueshme. Sot fshati hyn në rendin e punëve të ditës së kryetarit të Bashkisë madhe.
Besoj se i thashe arsyet pse në 21 Qershor duhet të gjithë tëvotojnë, të marrin pjesë sepse duhet të investojnë për veten, për familjet, për mbarëvajtjen e problemeve të shtëpisë.
Procesi i legalizimit po funksionon. Por nuk duhem falenderuar unë, duhen falenderuar ata që votuan në 23 Qershor për aleancën tonë dhe e bënë të mundur këtë proces. Nuk janë të gjithë njësoj se po të kishit votuar PD, legalizimi nuk do të ndodhte kurrë.
Puna është të votosh për të investuar në veten tënde.
Kush nuk voton, nuk investon.
Vota është vlera me më shumë demokraci.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO