Përmet, sekuestrohen 150 kg
kanabis, në kërkim disa persona

Përmet, sekuestrohen 150 kg<br />kanabis, në kërkim disa persona
PËRMET - Sekuestrohen në Peshtan të Përmetit, 150 kilogramë lëndë narkotike ndërsa, janë në kërkim transportuesit, me inicialet A. Sh., 27 vjeç dhe K. Xh, 25 vjeç, të dy nga Vlora.

Operacioni antidrogë i policisë ishte koduar “Çajupi”, dhe është zhvilluar nga efektivët e sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet dhe Tepelenë.
 
Policia e Gjirokastrës kanë marrë informacion në rrugë operative se  dy të rinj nga Vlora po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Lazarati në drejtim të Vlorës.
 
Menjëherë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve  janë vënë në ndjekje të automjetit, ku në operacion janë përfshirë edhe efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Tepelenë.
 
Drejtuesi i automjetit xhip me targa te huaja, A. Sh., 27 vjeç dhe shoku i tij 25-vjeçari me inicialet K. Xh.., të dy nga Vlora, pasi kanë parë se të gjitha rrugët ishin bllokuar nga policia, kanë braktisur në hyrje të fshatit Peshtan lëndën narkotike dhe disa metra më tej edhe atutomjetin dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.
 
Pas largimit, policia është vënë në ndjekje të tyre. Në vendngjarje u gjetën 115 pako me peshë të ndyshme rreth 150 kilogramë kanabis sativa.
 
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “prodhim dhe shitje të Narkotikëve”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim