VIDEO+ FOTOT/ E rëndë në Përmet, shkëmbi bie mbi banesë dhe i zë këmbët 25-vjeçarit! Dërgohet në spital në Janinë! Fqinjët për Report Tv: Të merren masa

Ngjarja e frikshme u shënua në fshatin Çarçovë të Permet mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 05:00. Guri i madh ra në dhomën e gjumit ku flinte 25-vjeçari Dhimitër Vangjeli, duke e zënë  në pjesën e poshtme të gjymtyrëve.

Familjarët, fqinjët e të afërmit u përpoqën me çdo mjet për ta çliruar të riun që kishte mbetur i bllokuar. Në ndihmë u shkuan zjarrfikësit dhe policia. Pas 3 orësh, ata arritën ta çlirojnë 25-vjecarin Dhimitër Vangjeli e ta transportojnë drejt spitalit të Janinës në Greqi. Mësojmë se është jashtë rrezikut për jetën por ka marrë dëmtime të shumta në dy këmbët.

“Dëgjuam zhurmë e dolëm jashtë, kam qenë zhveshur. Gjeta burrin këtu brenda dhe ulërimat e njerezve te shtëpisë. U dëgjua zhurmë dhe erë para se të binte shkembi. Shkova në shtepi u vesha, gjej të atin dhe cunin e xhaxhait tim. Çuni ishte shtrirë ketu, i kishte zënë këmbët guri. Nuk ka më keq të shikoje atë djale te shtrirë këtu (qan). U përpoqem ta zhbllkojmë, hiqnim copat e gurëve me thonjtë. E nxorëm. Ka shenja, dëmtime në këmbë (qan)”- tha kushëriri.

“Jam i aferm me këtë familje. Familja e tij shkuan në Janinë me djalin. Nuk dime si është gjendja e tij. Kishte dëmtime nga këmbët”- u shpreh një prej të afërmve.

Report TV ndoqi nga afër operacionin e forcave te ushtrise dhe zjarrfikeses për largimin e gurit nga banesa.

Banorët e fshatit Çarçovë ndjehen të rrezikuar se situata mund të përsëritet, ndaj kërkojnë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile që të bëjë shembjen e kontrolluar të gjithë masivit shkëmbor që u qendron si kërcënim mbi kokë. 

“Forcat xheniere duhet të vijne këtu. Te bëjne plasje, a të bëjnë dicka se ne kemi frikë të jetojmë këtu. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”- u shpehën banorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Report Tv në banesën në Përmet ku ra shkëmbi, të pranishëm ishin 5 anëtarët e familjes! Si zuri poshtë të riun

 

Gazetari i Report Tv, Piro Nase ishte në banesën në Përmet, së cilës mëngjesin e sotëm një shkëmb i shkëputur nga mali i ra mbi çati, duke zënë poshtë djalin 25-vjeçar që ishte ende në shtrat.

Momente paniku kanë përjetuar 5 anëtarët e familjes Vangjeli, të cilët ishin të gjithë brenda në banesë në momentin kur shkëmbi u shkëput dhe ra në një prej dhomave të gjumit, ku flinin 3 anëtarët e familjes.

Të tjerët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por 25-vjeçarit guri i zuri këmbët dhe është dërguar në Janinë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Të afërm, fqinj dhe forcat e policisë kanë punuar më shumë se tre orë për të shpëtuar të riun.

Siç, shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, shkëmbi ka rënë në mes të banesës dhe dëmet janë të mëdha. Punonjësit e Emergjencave Civili janë ende në banesë dhe po punojnë për shkërmoqjen e shkëmbit, për të bërë të mundur nxjerrjen e tij, pasi është i përmasave të mëdha.

Ora 12:33
Shkëmbi ra në banesën në Përmet, i afërmi për Report Tv: Dëgjova ulërima, gjendja ishte katastrofë! Të riun e shpëtuam pas 3 orësh

 

Një prej të afërme të familjes Vangjeli, të cilët u përballën sot me një situatë të rëndë, tregon për Report Tv se si ndodhi ngjarja, ku guri ra mbi banesë duke bllokuar të riun. Ai thotë se dëgjoi zhurmën dhe menjëherë i ka marrë në telefon, por ka dëgjuar vetëm ulërima e panik.

Në momentin që dëgjova zhurmën e madhe, shtëpia ime ndodhet 50 m larg. E marr në telefon, hapën telefonin s’më përgjigjën, dëgjova panik, ulërimë. Erdha menjëherë dhe gjeta një skenë të atillë që nuk ia urojmë asnjërit. Në zonën tonë kemi pasur raste, por jo gur kaq të mëdhenj. Ishte rrëzuar ai gur, është shkëputur nga shpella atje lart. Pesha e gurit është shumë e madhe, shpejtësi e madhe. Gjendja ishte katastrofë. Gërmuam me ca na u gjet, për 3 orë rresht që mezi e nxorëm. Erdhën dhe forcat zjarrfikëse, e ambulanca. Arritëm ta nxjerrim.

Ora 12:24
Shkëmbi ra në banesën në Përmet, fqinji: Dola zhveshur, kemi punuar me thonj për të nxjerrë djalin! Të merren masa, mund të ndodhë tragjedi

Gazetari i Report Tv, Piro Nase ishte në banesën në Përmet, të cilë si ra shkëmbi sipër duke bllokuar 25-vjeçarin. Një prej fqinjëve, i cili i ka shkuar në ndihmë i pari familjes Vangjeli thotë se sapo ka dëgjuar zhurmën ka shkuar menjëherë për të parë se çfarë ndodhi dhe është përballur me atë situatë.

Ai tregon për Report Tv ndihmën që dhanë bashkë me fqinjët e tjerë për të nxjerrë 25-vjeçarin. Një thirrje e ka edhe për inistucionet, për të cilat thotë se duhet të marrin masa pasi një situatë e tillë mund të ndodhë sërish dhe mund të kthehet në tragjedi.

“Momenti parë ishte zhurma njëherë. Bërtitja e familjes. Dola zhveshur, me mbathje, kam ardhur nga rruga lart. Kam parë gurin brenda në shtëpi. I them gruas i ka hyrë guri Thomait brenda. Kemi punuar me thonj, jemi prerë e grirë në atë mbeturina. Morëm kompresorin, pamë që ishte një vend bosh dhe po i hiqnim gurët avash avash. Siç flinte, kishte dhimbje të fortë te kyçi i këmbës. I ati, xhaxhai, çuni i xhaxhit tim dhe unë kemi qenë të parët që kemi hyrë brenda dhe u kemi dhënë ndihmën e parë. Institucionet të vijnë të verifikojnë, nga ka ardhur guri. Mund të bëhet një katastrofë tjetër”, tha ai për Report Tv.

Ora 09:09
Shkëmbi e zuri në banesë, nxirret 25-vjeçari! Dërgohet me urgjencë në spital

1705910610_permet.jpg

25-vjeçari Dhimitër Vangjeli është nxjerrë nga banesa ku mbeti i bllokuar, pasi e zuri poshtë shkëmbi.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ora 09:05
Dalin FOTOT/ I riu në krevat, si e zuri shkëmbi që ra mbi banesën në Përmet

 

Kjo është banesa në fshatin Çarçovë të Përmetit, ku një shkmëb ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë mbi këtë banesë.

Siç shihet edhe në këto foto që ka siguruar Report Tv, 25-vjeçari ka qenë i shtrirë në krevat, ndërsa shkëmbi ka rënë dhe i ka zënë këmbët.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë