Përmet/ Turistja franceze rrëzohet në një përrua dhe mbetet e gjymtuar, nxirret me helikopter nga lugina! Dërgohet për kurim në Tiranë

PËRMET- Një turiste franceze ka mbetur e lënduar pasi është rrëzuar në një përrua në fshatin Kosovë në njësinë administrative Piskovë në Përmet.

Turistja franceze bashkë me 5 të tjerë, ka qenë duke eksploruar me këmbë zonën, dhe është rrëzuar duke dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë. Është dashur ndërhyrja e helikopterit për ta nxjerrë nga gremina dhe për ta dërguar në spitalin e Traumës.

‘Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor bënë të mundur nxjerrjen e saj, në një vend ku helikopteri mund të ulej, dhe e transportoi drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në fshatin Kosovë, njësia administrative Piskovë, 5 turistë francez, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përrua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor  u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.’- njofton policia.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë