TIRANË- Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, në studion e Report Tv është ndalur të komentojë të gjitha pikat e propozuar në draftin për Reformën Zgjedhore, teksa ka pasqyruar edhe propozimet e kësaj force politike.
Pikë së pari, Përmeti ka deklaruar se "BD" kërkon një administratë zgjedhore të kryer nga avokatë, stomatologë, noterë që do të thotë persona që nuk kanë lidhje me politikën dhe në rast të njëanshmërisë të dënohen me heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit.
Përballë gazetarit Denis Minga, Përmeti shtoi se duhet, ndër të tjera, një kryeministër me mandat të kufizuar deri në 8 vjet, referuar shembullit të Amerikës, për të shmangur shndërrimin e tij në një pushtetar arrogant, një qeveri tranzitore të detyruar të përhershme 100 ditë para zgjedhjeve. Sipas tij, kjo qeveri tranzitore duhet të drejtohet nga drejtuesi i Gjykatës Kushtetuese.
"Nuk do ketë më vjedhje të zgjedhjeve, se duke u administruar nga persona partiak se në fund të ditës ata kanë vendin e punës, pritej që të ndodhte kjo. Duhet të biem dakord për depolitizimin. Ne do preferonin një sistem zgjedhor të kryer nga avokatët, stomatogologët, jashtë politikës, pjesëmarrja me short, që në fund të penalizohen me heqjen e licensës në rast njëanshmërisë. Kërkojmë uljen e pushtetit të kryeministrit. Mandat të kufizuar deri në 8 vjet. Kjo sjell një të mirë. Kryeministri, sa më gjatë të rrijë në pushtet aq më arrogant bëhet. Një qeveri tranzitore 100 ditore, të detyruar. Një nga drejtuesit e organeve Kushtetuese, kryetari i Gjykatës kushtetuese që të drejtonte. Të jetë e përhershme, para çdo zgjedhjeje", tha Përmeti në Report Tv.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor, 07:14
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator, 11:37
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht, 22:12
-
Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diasporës historike! Lista e mbyllur? Nuk është tagri im
30 Korrik, 14:12
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik, 08:39
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik, 07:55
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
Pi ik o andi luaj bixhoz e co fishekzjarre per partine rrugeve te atdheut ,ju la dhe olldashi ngelet vetem tani
Përgjigjue pse duhet te rezikoje licensen nje profesionist per zgjedhjet.
PërgjigjuPropozimi i Bindjes demokratike per te pasur KQZ dhe komisionet zonale te departizuara ,eshte me i drejti. Dy ndryshime e bejne demokratik sistemin zgjedhor ,listat e hapura dhe largimi i militanteve nga komisionet zgjedhore
Përgjigju