Njëzet e tetë raste me koronavirus u konfirmuan këtë premte në Kosovë, ndërkohë që asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,958 mostrave. Sakaq 25 pacientë janë shërnuar nga COVID.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 431. Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht është mbi 720,000.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës përsëriti të premten thirrjen për vaksinim, duke thënë se kjo “vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur” nga koronavirusi.

“Situata epidemiologjike, relativisht e qetë, nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe të imunitetit të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.