Situata e zjarreve reflekton përmirësim të dukshëm pasi vetëm një vatër ka mbetur aktive në vend, kurse 3 janë nën mbikëqyrje.
Bëhet fjalë për vatrën në në Gallatë të Milotit ku për shkak të terrenit të vështirë, mjetet s’mund të operojnë, por s’ka rrezik për banesat.
Në mbikëqyrje janë vatrat në Lundre–Madhesh të Matit, Cerrujë të Klosit dhe Selishtë.
Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 426 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 92 efektivë, 10 mjete, 1 dron dhe 1 autoambulancë.









Komente
Komento