Përmirësohet situata epidemiologjike në Kosovë! 5 humbje jete dhe 77 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Përmirësohet situata epidemiologjike në Kosovë! 5 humbje jete dhe 77 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Ndërsa në Kosovë filloi përjetimi i një vale të re të pandemisë së COVID-19 edhe për shkak të variantit delta, duket se situata epidemiologjike po përmirësohet gradualisht. Sot janë raportuar 77 raste të reja pozitive ndërsa kanë humbur betejën me jetën 5 persona. Shifrat e infektimeve dhe viktimave kanë pësuar një ulje të djeshme.
Sa i përket numrit të personave që kanë arritur të mposhtin virusin, duke u shëruar dhe t’i kthehen sërish normalitetit, gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 696 qytetarë të shëruar.

Kosova prej shfaqjes së rastit të parë me variantin delta, u shndërrua në vendin më të prekur në rajon sa i përket COVID-19. Duket se shtrëngimi i masave anti-COVID dhe intensifikimi i vaksinimit ka ndihmuar në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë