Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Bulqizë, i akuzuar se ka përndjekur dhe shantazhuar një 31-vjeçare.

Sipas policisë, i riu me inicialet A.C., kërcënonte gruan me mesazhe në telefon dhe e përndiqte vazhdimisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.