Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, S.B pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kërcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale 21-vjeçaren.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale
Njoftimi i plotë i Policisë:
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kërcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21 - vjeçare.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.