Një 35-vjeçar ka renë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për "Përndjekja" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë". Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se 35-vjeçari me inicialet A.K përndiqte ish-të dashurën dhe e ka marrë me forcë në mjetin e tij.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Përndjekja" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë" i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.