SKRAPAR- Policia e Beratit ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale E.D., i cili prej një muaji përndiqte një 18-vjeçare.

Gjatë momentit të shoqërimit në ambjentet e Policisë, 26-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e policisë.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Skrapar

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

E.D, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorgjovë.

Arrestimi i tij u bë pasi,  shtetasja E.B, 18 vjeçe, banuese në "Çorovodë", kallëzon se prej një muaji ky shtetas e ka përndjekur.

Në momentin e shoqërimit për në ambjentet e Policisë, shtetasi E.D ka kundërshtuar punonjësit e policisë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Përndjekja’’ dhe ‘’Kundërshtim të punonjsit të policisë së rendit publik’’, parashikuar nga nenet 121/a dhe 236 të Kodit Penal.