Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për përndjekje. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 33-vjeçari me inicialet E.M., përndiqte vazhdimisht një 19-vjeçare, duke i shkaktuar ankth dhe frikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike", njofton policia.