Tiranë- Një 21 vjeçar është vendosur pranga ndërsa vëllai i tij do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohen se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta, të fëmijë të moshës 12 vjeç.
Lajmin e ka bërë të ditur sot Policia e Tiranës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. K., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta dy shtetas 12 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.