“Kemi ftuar Ben Blushin të bëj një libër për të bërat e tua në Peqin’, “Që kur arrite në Peqin dhe u zhduke pa lënë gjurmë”, “Po mir Prenga është përjashtuar nga PS po ti pse të përjashtuan nga Peqini”. “ Të vuri Dash Sula drunë perse nuk vjen në Peqin” . “Dashin po e shohim çdo javë po ti ku humbe, të ka dale emir te të humburit”.
Janë këto disa nga mesazhet që kanë bindur gjykatën e Tiranës të dënojë me gjobë 41-vjeçarin nga Peqini me akuzën e përndjekjes, ku prej Janar 2016 ai ka dërguar SMS të pafundme në celularin e deputeti Alfred Peza.
Ka qenë vetë deputeti Peza që ka denoncuar në polici personin e panjohur që i dërgonte mesazhe dhe nga hetimet ka rezultuar se ai ishte Roland Ruci nga Peqini.
Ruci me profesion fermer ka një afat 4 muaj për të shlyer gjobën, ndërsa rezulton se gjatë gjykimit ai ka pranuar akuzën duke shprehur pendesë.
/Shqiptarja.com