Një 24 vjecar ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit pasi ndaj tij është bërë një kallzim nga një 17-vjeçare,të cilën e përndiqte vazhdimisht prej më shumë se një viti.
Një 17-vjeçare ka bërë një kallëzim në policinë e Elbasanit ndaj një 24-vjeçari, pasi prej më shumë se një viti ai e ndiqte në rrugë kudo që ajo shkonte.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, policia ka vënë në pranga Mikel Rexhepin, 24 vjeç nga Elbasani.
Gjithashtu në kallëzimin që vajza ka bërë, ka sqaruar se kjo përndjekje ka qenë e vazhdueshme dhe çdo ditë ai e përndiqte kudo që ajo shkonte.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.