'S'jetoj dot pa ty!', arrestohet kameramani i një televizioni në Tiranë, përndiqte të renë online duke i hapur adresa false për ta denigruar (EMRI)

Nuk kishin as raport shoqëror, e as lidhje dashurie. Në 2 vite, kanë shkëmbyer përshëndetje rastësore, por kaq i ka mjaftuar një 45-vjeçari, me profesion kameraman në një televizion në Tiranë, që të fiksohet dhe të mos i ndahet një vajze 23-vjeçare.

Gentian Gega tentoi disa forma komunikimi, duke i shkruar mesazhe në rrjetet sociale, ku nisi të shprehë dashurinë. I martuar, e baba me fëmijë, 45-vjeçari insistonte me mesazhe: “të dua” apo “nuk jetoj dot pa ty”, por në asnjë rast nuk mori përgjigje.

Pikërisht në këtë moment, fiksimi dhe dashuria që ai krijoi në mendjen e tij iu kthye në urrejtje. Hapi disa profile false në “Instagram” dhe “Tik-Tok” në të cilat bënte postime denigruese për vajzën, me foto dhe fjalë fyese.

Sapo të tjerë e vunë në dijeni se ndaj saj kishte vërshuar një fushatë sulmi, vajza 23-vjeçare u paraqit në polici dhe denoncoi me emër Gentian Gegën si të vetmin person që e kishte përndjekur.

Gjatë marrjes në pyetje Gentian Gega që do të përballet me akuzën e përndjekjes, ka pranuar që e ka përndjekur 23-vjeçaren dhe të vetmet argumente që u tha hetuesve ishin se “e kishte shumë qejf”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:30
‘S’jetoj dot pa ty’, kush është 45-vjeçari i martuar që përndiqte online të renë në Tiranë! Punon si kameraman në një televizion

1705430163_policiaeshtetit.jpg

Gentian Gega, 45-vjeçari që prej të paktën 10 ditësh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçare në rrjetet sociale është arrestuar nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë policisë së Tiranës.

E reja pasi merrte vazhdimisht mesazhe të tipit "të dua, nuk jetoj dot pa ty", ka bërë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet.

Report Tv mëson se Gega, i martuar me fëmijë, punon si kameraman në një televizion në Tiranë, akuzohet për përndjekje. Të dy kanë pasur marrëdhënie sentimentale me njëri-tjetrin, por 45-vjeçari së fundmi është fiksuar pas saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova

‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova