Përpara se ta Google-oni: Çfarë është lil Solid 2.0?

Përpara se ta Google-oni: Çfarë është lil Solid 2.0?

Kategoria e produkteve me ngrohje është relativisht e re jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Kështu që këto ditë, nëse keni hasur lil Solid 2.0, mund të keni vrarë mendjen përse shërben pajisja e vogël teknologjike.

Lil Solid, është emri i ri që i shtohet kategorisë së produkteve me ngrohje në Shqipëri. Në vija të trasha, produktet me ngrohje janë pajisje të cilat nuk e djegin, por e ngrohin fijen e duhanit, duke shmangur çlirimin e mijëra kimikateve të cilat gjenerohen nga djegia dhe për rrjedhojë, duke reduktuar ekspozimin ndaj tyre deri në 95%. Me gjasë, ju njihni produktin kryesor me ngrohje në Shqipëri dhe në botë, IQOS. Por lil Solid 2.0 premton të jetë një alternativë e vlefshme për të rriturit të cilët nuk munden, ose zgjedhin të mos lënë cigaren, që të kalojnë në një alternativë e cila redukton riskun.

Një alternativë e vogël në përmasa dhe peshë: vetëm 99 gramë, lil Solid ka një performancë mjaft solide pavarësisht përmasave “lil” (të vogla). Ofron 25 përdorime me një karikim, dhe 3 përdorime të njëpasnjëshme, secila 5 minuta.

lil Solid, prezantuar nga IQOS, ka të njëjtën teknologji si IQOS, pra ngroh- nuk djeg- vetëm se ndryshon mënyra sesi e bën këtë, pasi pajisja e vogël ngroh përmes një gjilpëre, e cila ngulet mes fijes së duhanit. Lil-i është gjithashtu një produkt më ekonomik.

Lil Solid është një prodhim i KT & G, një kompani koreane shumë e njohur edhe në kategorinë e produkteve pa tym. Vitin e kaluar, KT & G nënshkroi një marrëveshje duke i dhënë prodhuesit të IQOS, Philip Morris International, të drejtën për ta shpërndarë produktin në Azinë Qëndrore dhe në Europën Lindore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?