Përparim Rama dhe Veliaj ndjekin shfaqjen e kastit të përbashkët të aktorëve ‘Unë, Mephisto’: Ky bashkëpunim, një mrekulli

Përparim Rama dhe Veliaj ndjekin shfaqjen e kastit të përbashkët të aktorëve ‘Unë, Mephisto’: Ky bashkëpunim, një mrekulli

Përparim Rama dhe Erion Velaij

Kryetari i Komunës Prishtinë Përparim Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dyditore në Tiranë. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Përparim Rama dhe delegacioni që e shoqëron në këtë vizitë të parë në kryeqytetin shqiptar ishin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën e suksesshme “Unë, Mephisto”, sjellë me mjeshtëri nga trupa e përbashkët e aktorëve nga Tirana dhe Prishtina, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ema Andreas, Ilire Vincas, Ermir Jonka, Rafael Hoxhaj, etj..

“Sa bukur që nisëm vizitën zyrtare të Përparim Ramës në qytetin e Tiranës me një vepër teatrale si “Mephisto”, kaq të arrirë, nga një trupë e aktorëve të Tiranës e Prishtinës me rastin e EYC2022. Bravo Ema Andrea, Ilire Vinca e të rinjtë e talentuar! Mrekulli ky bashkëpunim!”, shkruan ditën e sotme kryebashkiaku Veliaj.

Vizita e kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të vijojë ditën e sotme me një pritje zyrtare në zyrën e tij nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fhfnf: 09/01/2022 10:48

    Perzierje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare