Indonezi/ Përpihet nga një valë gjigande, gruaja gjendet e gjallë pas 18 muajsh

Indonezi/ Përpihet nga një valë gjigande, gruaja gjendet e gjallë pas 18 muajsh

Gruaja indoneziane e zhdukur

Një grua nga indonezia i ka lënë të gjithë të habitur pasi u rikthye në të njëjtin plazh ku u dyshua se u mbyt 18 muaj më parë.

Nining Sunarsih, 53 vjeç, u përpi nga një valë e madhe në janar të vitit të kaluar. Trupi i saj nuk u gjet kurrë dhe ajo u konsiderua e vdekur nga autoritetet vendase.

Por çudia ndodhi, kur babai i saj u kthye në të njëjtin plazh, pasi prej kohësh e ëndërronte sikur ajo ishte kthyer dhe e gjeti atë të pavetëdijshme në rërë, të veshur me të njëjtat rroba si natën kur ajo u zhduk.

Sunarsih u dërgua menjëherë në spital dhe sipas mjekëve shenjat e saj jetësore janë të qëndrueshme dhe pritet që të rimëkëmbet shumë shpejt.

Që prej gjetjes së saj ajo ka rifituar vetëdijen dhe ka qenë në gjendje të hajë dhe të pijë, por nuk ka qënë në gjendje të flasë.

(Gruaja e gjetur në praninë e familjarëve)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik

Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik