Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja, të cilat synojnë rritjen e presionit ekonomik mbi Iranin.
Një postim në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së thotë se masat do të prekin 12 individë dhe subjekte "për rolet e tyre në mundësimin e shitjes dhe dërgimit të naftës iraniane në Republikën Popullore të Kinës nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC)”.
“Ndërsa ushtria e Iranit përpiqet me dëshpërim të riorganizohet, ‘Tërbimi’ Ekonomik do të vazhdojë ta privojë regjimin nga fondet për programet e tij të armëve, ndërmjetësit terroristë dhe ambiciet bërthamore”, tha shefi i Thesarit, Scott Bessent.
"Thesari do të vazhdojë ta shkëpusë regjimin iranian nga rrjetet financiare që përdor për të kryer akte terroriste dhe për të destabilizuar ekonominë globale", shtoi ai.
Sanksionet do të synojnë kompanitë e lidhura me Teheranin, përfshirë nëntë firma, disa prej të cilave janë të bazuara në Hong Kong, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Armëpushimi me Iranin tejet i brishtë! Media: SHBA mund të rinisë sulmet! BE vendos sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm hebrenj! Izraeli: E papranueshme










