Përplas për vdekje me kamion të
riun dhe ndërron mjetin, arrestohet

KAVAJE - Aksidenton me pasojë vdekjen një 28-vjeçar në Kavajë dhe në bashkëpunim me dy të tjerë fsheh provat dhe prish vendngjarjen duke zëvendësuar mjetin e aksidentit me një mjet tjetër, arrestohet autori i aksidentit dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Në pranga ka rënë autori i aksidentit Gentush Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Kazie, Kavajë si dhe Ervis Çurrumi, 34 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë e Gëzim Cila, 48 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Kavajë.

Pasi ka përplasur për vdekje Z.G, 28 vjeç, Hoxha është ndihmuar nga dy shokët e tij, për të ndërruar makinën e përfshirë në aksident. Gentush Hoxha ka qenë duke drejtuar mjetin kamion tip "Mercedez Benz" (në pronësi të një firme), në mbikalimin e varrezave në autostradë kur është përplasur me mjetin motoçikletë tip "Yamaha", me drejtues shtetasin Z.G., 28 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Më pas Gentush Hoxha, në bashkëpunim me Ervis Çurrumi dhe Gëzim Cila, kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip "Benz", duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë në ngarkim të shtetasit G.H., për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Pengime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", parashikuar nga nenet 291 dhe 301 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit E.Ç., dhe G.C., për veprën penale "Pengime që zbulojnë zbulimin e të vërtetës", parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu