Në aksin rrugor Milot-Morinë, është regjistruar një aksident, pasi drejtuesi i një automjeti S.B ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një tjetër makinë.

Dy drejtuesit dhe pasagjeri në makinën e S.B janë transportuar menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.