Betonierja humbi kontrollin dhe ra në greminën 7 metra të lartë në Dhërmi, përfundon në spital shoferi! Shpëton për mrekulli kamioni (VIDEO)

VLORË- Një betoniere ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një greminë 7 metra të lartë në lagjen Drimadhës në Dhërmi, teksa po punonte në kantierin e ndërtimit të hotelit “Morina Palace”. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur shoferi 50-vjeçar Nikolla Agolli.

Ngjarja e rëndë u regjistrua, pasi betonierja ka humbur kontrollin për shkak të një defekti teknik në frena dhe për pasojë ka rënë.

Fillimisht betonierja ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, por fatmirësisht siç duket nga fotografia e siguruara ka arritur të mos bijëri dhe të qëndrojë në buzë të greminës duke shmangur kështu një aksident i cili mund të kishte rezultuar fatal.

Shoferi i lënduar është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Kujtojmë që ditën e djeshme është regjistruar një aksident në baypassin e Vlorës. Drejtuesi i një kamioni dhe pasagjeri që ishte bashkë me të, kanë humbur jetën, pasi kamioni me të cilin po punonin në Bypassin e Vlorës për llogari të firmës “BIBA-X”, është përplasur anash shkëmbit.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja