Tre automjete janë përfshirë në një aksident në afërsi të Kasharit në autostradë Tiranë - Durrës.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur një person, i cili është përplasur sapo ka dalë nga automjeti i tij.
Përveç kësaj, pasojat kanë qenë të konsiderueshme dhe në dëme materiale.
Qarkullimi në këtë aks është bllokuar për afro 30 min, ku është dashur ndërhyrja policisë rrugore për të hapur lëvizjen e mjeteve në këtë aks.
Ja njoftimi i policisë Tiranë
Më datë 26.06.2016, në autostradën Durrës - Tiranë, në zonën e Kasharit, shtetasi A. Gj., duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar drejtuesin e mjetit tip "Ford", duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga Hetimet paraprake rezulton se, drejtuesi i mjetit tip "Ford", në momentin e aksidentit ka qënë duke dalë nga mjeti i tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com