Përplasen 3 makina në aksin Fier-Lushnje, 2 përfundojnë në kanalin e ujërave të zeza (VIDEO)

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 9:45 në aksin Fier-Lushnje, ku janë përfshirë tre automjete. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Bishtqethëm.

 Ka qenë automjeti i tretë që është larguar më pas nga vendi i ngjarjes që ka goditur nga pas një 'Tayota' me targa AA 400 PC, ndërsa për pasojë është goditur edhe një automjet tip 'Volkswagen' me targa AA 041 GE. Mjeti tip golf ka përfunduar në kanalin kullues të ujërave të zeza ku në të janë lënduar dy gra të cilat janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe janë nën kujdesin mjekësorë por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në kanal ka përfunduar edhe makina tjetër ndërsa makina që ka shkaktuar përplasjen është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/08/2019 10:23

    Fshatarët të lenë makinat dhe të marin shatën e lopatën. Këto janë për ta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë