Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen 2 makina, 4 të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Hani i Hotit–Shkodër në afërsi të fshatit Omaraj. 2 makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plagosur 4 persona.

Të plagosur janë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volksëagen. Të gjithë janë dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani  i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj,  automjeti  tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volksëagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip  Volksëagen, konkretisht shtetasit  A. Q., dhe H. V.,  të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Nga sa shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv makinat kanë pësuar dëme të mëdha, sidomos njëra prej tyre.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia në lëvizje, por ende nuk kemi një konfirmim nga ana e autoriteteve.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea