Përplasen deputetët në komision për çështjen e të pagjeturve

Përplasen deputetët në komision për çështjen e të pagjeturve

Foto ilustruese

Çështja e personave të pagjetur ka ngjallur debat në komisionin parlamentar. Aty ka pasur përplasje mes të deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu dhe asaj të LDK-së Saranda Musliu dhe Saranda Bogujevcit të Vetëvendosjes, të cilën e kanë akuzuar për viktimizim.

Deputetja Saranda Bogujevci tha se raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti para këtij komisioni ka ndodhur pas presionit të vazhdueshëm të deputetëve ndaj tij.

“Ky proces është i gjatë dhe ka për të vazhduar gjatë, nëse dikush mendon që procesi i të pagjeturve për të marrë fund me dialogun e ka gabim. Çka po kërkojmë ne dhe çfarë kemi kërkuar deri më tani është që kur të paraqitet çështja e të pagjeturve në tavolinë me Serbinë, Kosova me të dijë konkretisht çfarë kërkon prej Serbisë, dhe nuk mundet që kjo temë të trajtohet në nivel të barabartë me Serbinë sepse nuk jemi”, tha ajo.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e deputetes Haxhiu e cila tha se Bogujevci po përsërit të njëjtat gjëra prej disa vjetësh ndërsa Musliu tha se deputetja e Vetëvendosjes po viktimizohet.

Ndërsa kryetarja e komisionit, Duda Balje bëri thirrje për unitet dhe bashkim mes palëve.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili tha Serbisë i duhet kërkuar llogari, diçka që sipas saj nuk po e bën Qeveria e Kosovës.

“Me Serbinë po bisedohet butë, me Serbinë nuk po kërkohet llogari, nuk po ushtrohet asnjë lloj presioni për drejtësi”, tha ajo.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar për çështjen e të pagjeturve si pjesë e zotimeve të 4 shtatorit në Uashington, kishte përplasje në mes të deputetëve dhe zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër