Përplasen dy automjete, 2 të plagosur/ Radhë kilometrike në Radhimë- Vlorë (VIDEO)

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Radhimë-Vlorë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Në videon që Shqiptarja.com disponon, dy makinat kanë marrë dëme të mëdha materiale, por nuk dihet gjendja e të plagosurve. Ky aksident ka shkaktuar radhë të gjata në këtë aks.

Mësohet se prej 20 minutash një radhë e gjatë kolometrike është bërë në Radhimë-Vlorë, duke u shndërruar në një "makth" për pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në Vlorë. Siç raporton gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, trafiku nis nga Orikumi deri në ujin e Ftohtë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Linjat e shpejta të autobusëve, drejtori i transportit urban: Pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit! 62% e kilometrave me korsi të dedikuar

Linjat e shpejta të autobusëve, drejtori i transportit urban: Pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit! 62% e kilometrave me korsi të dedikuar