Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve me drejtues Agron Biçakaj 58 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorin Agur Shahaj 74-vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit por nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.
Policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë ditën e djeshme në aksidentin në aksin Levan–Vlorë, ku humbi jetën këmbësori 72-vjeçar Batjar Shahaj.
Sipas policisë 58-vjeçari Agron Biçakaj e ka goditur fillimisht këmbësorin me pasqyrën e automjetit, duke e rrëzuar në rrugë, ndërsa më pas ai është përplasur nga një automjet tjetër, me drejtues 29-vjeçarin Enkjol Idrizaj i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe E. I., 29 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dje, në aksin rrugor “Levan–Vlorë”, shtetasi A. B., dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrën e tij, shtetasin B. Sh., 72 vjeç, banues në fshatin Levan, këmbësor, i cili është rrëzuar dhe më pas është goditur nga automjeti me drejtues shtetasin E. I., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë






Komente
Komento