Një aksident ku janë përfshirë dy automjete është shënuar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.