Përplasen dy makina në aksin Korçë- Pogradec, plagoset efektivi i policisë

Përplasen dy makina në aksin Korçë- Pogradec, plagoset efektivi i policisë

Foto ilustruese

Një efektiv i policisë rrugore ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

‘Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në fshatin Çërravë, automjeti tip "Mitsubishi" me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip "Volkswagen", me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia në gjysmëfinale, Gareth Southgate: Ndeshja më e mirë që kemi luajtur deri tani

Euro 2024/ Anglia në gjysmëfinale, Gareth Southgate: Ndeshja më e mirë që kemi luajtur deri tani