Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, ndryshon masa e sigurisë për Gazmend Haxhinë! Bashkëpunëtori i Beqajt lihet në detyrim paraqitje

TIRANË- Biznesmeni Gazmend Haxhia, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit në pranga, Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Bashkë më avokatin mbrojtjes, Haxhia është paraqitur për verifikim të masës së sigurisë. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke e lehtësuar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. 

Haxhia nuk iu përgjigj interesit të mediave për njohjet apo lidhjet me Ilir Beqajn Burime konfirmojnë se brenda Gjykatës Haxhia tha se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK. Mbrojtja ofroi garanci pasurore për heqjen e masës, por nuk u mor parasysh nga gjykata

Gazmend Haxhia u ndalua mesditën e 8 korrikut nga policia sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit. Avokati i tij Henrik Ligori tha se Haxhia u vetëdorëzua dhe njoftoi prokuroren e çështjes se do ndërpriste vizitën në Kinë për tu përballur me drejtësinë.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera me përfitues vetë ish-ministrin.

Një rast të veçantë, SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Haxhia për organizimin e një konference turizmi e për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë. Pra nga mbi 500 mijë € tenderë – zbulon Prokuroria - u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darkë te “Gzona”, që SPAK thotë se është në pronësi të Ilir Beqajt, biznes që u përdorur nga kompanitë përfituese të fondeve që të kthenin paratë si ryshfet.

6 korrik në një seancë rreth 6 orë në Gjykatën e Posaçme u rivlerësuan masat e sigurisë ndaj personave në hetim. Ilir Beqaj u la në arrest me burg, pavarësisht se ofroi 50 mijë euro garanci për të marrë lirinë. Edhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Ermal Kurtuljat, u la në qeli ndërsa për lirinë me kusht e cila iu refuzua, ofroi paratë e shitjes së një Audi Q7.

Beqaj mohoi të gjitha akuzat ndërsa avokati i tij tha se SPAK e ka personale me ish-ministrin jo vetëm për të denigruar figurën e tij por edhe për ta penguar ish-ministrin e Shëndetësisë të vijojë betejën për çështjen në hetim të sterilizimit, koncesion për të cilin ka dhe një hetim parlamentar

Ndaj Ilir Beqajt SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

Arrest në burg
1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC 
2- Ermal Kurtulaj -  Koordinator i projektit EUSAIR 
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’ - 'detyrim paraqitje'
4- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landëays International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka 
7- Bjona Zijaj - konsulente financiare 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 11/07/2024 16:30

    Ç'fare gjykate???? Rruajne paret e BE dhe thote skam bere gjë. Per policet 5 mije leksh GJKKO vendos arrest me burg, per lavatriçet e parave qe u garantohet lithia(prandaj u kthye ne Shqiperi, se i dhane garanci per ndryshim Mase, sigurisht me lekë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?