Përplasen dy makina në Korçë, plagosen tre persona

Përplasen dy makina në Korçë, plagosen tre persona

Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Korçë-Pogradec, pranë fshatit Buçimas.

Sipas informacioneve të para në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës.

Të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë paraditen e sotme një kamion doli nga rruga në autostradën Tiranë-Elbasan. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia