Përplasen dy makina në rrugën e Arbrit, njëra kthehet përmbys! Dy shoferët dërgohen në spital

Një aksident rrugor me dy të plagosur është shënuar këtë pasdite në rrugën e Arbrit në aksi Bulqizë-Qafa e Buallit.

Një prej makina është kthyer përmbys nga përplasja ndërsa raportohet se të plagosur janë dy shoferët.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e makinave që kanë lëvizur në këtë aks të cilët kanë lajmëruar ambulancën për t'i dërguar më pas në spitalin e Bulqizës.

"Rreth orës 16.30, në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti  tip "Audi", me drejtues shtetasin M.S., me automjetin tip "Skoda", me drejtues shtetasin B.Q. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve,  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë