VLORE-Një makinë policie është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në lagjen '10 Korriku', ndërsa një efektiv ka mbetur i lënduar. Sipas të dhënave të para nga gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, ka qenë një makinë tip 'Hyundai', e cila ka përplasur mjetin e policisë.
Nga përplasja makina e policisë është zhvendosur duke u përplasur me një tabelë, ndërsa efektivi i policisë ka marrë plagë të lehta në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për aksidentin, që ndodhi në kryqëzimin e lagjes '10 Korriku'.
Ora 19:14
Vlorë, përplasen dy makina, njera e policisë