Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën tek kryqëzimi i pushimit të shoferit në aksin Lushnje-Fier.

Për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre mbeti i lënduar dhe u transportua në spitalin e Lushnjes. Paraprakisht dyshohet se njëra nga makinat hyri në kryqëzim nga rruga dytësore, pa kontrolluar rrugën.

Nga aksidenti trafiku u rëndua me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit.