Dy persona janë lënduar në Elbasan nga aksidentet rrugore mesditën e sotme. Në Elbasan aksidenti i parë është shënuar në orën 11:30 kur një makina ka përplasur një qytetar pranë Ambulancës Qendrore.
Një 68-vjeçar ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një makinë tip 'Ford'. I plagosuri është transportuar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut. Një orë më pas, një tjetër aksident është shënuar në lagjen "Kongresi" në Elbasan.
Rruga ku ndodhi aksidenti në Elbasan
22 vjeçari me inicialet A.T. banues në Hajdaraj duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen" me targa AA 169 EV, ka aksidentuar këmbësoren A.P. 73 vjeçe. E plagosura ndodhet në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se e moshuara i ka ndërprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme automjetit.
Gjithashtu në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 13:00 një makinë ka dalë nga rruga nga shpejtësia duke u përmbysur. Drejtuesi i mjetit është lënduar nga aksidenti, por ndodhet jashtë rrezikut.
shikoni gomat e mjetit jane fushe fare.kujdes me gomat mos i nenvleresoni kurre.
Përgjigju