PORTUGALI - Dy trena pasagjerësh u përplasën në afërsi të Coimbras, në Portugali duke plagosur pesëmbëdhjetë persona. Përplasja mes trenave ka ndodhur pranë stacionit Alfarelos. Treni i linjës Lisbonës-Oporto ka përplasur një tren tjetër.

Nga përplasja disa nga vagonët dolën nga shinat dhe disa të tjerë u shkatërruan plotësisht. Sipas mediave vendase aksidenti mund të jetë shkaktuar nga nafta mbi shina.

Si pasojë e aksidentit është ndërprerë trafiku hekurudhor mes Lisbonës dhe Oportos, vazhdojnë hetimet për përcaktimit e shkaqeve të aksidentit.

Një ditë më parë dy trena u përplasën në zonën Penzing të Vjenës në Austri, nga aksidenti hekurudhor u plagosën rëndë disa pasagjerë.

(b.m/shqiptarja.com)