Një tjetër përplasje fizike ka ndodhur mes protestuesve dhe policisë. Efektivët shihen duke neutralizuar dhe shoqëruar disa protestues, mes tyre edhe aktivisti Altin Goxhaj. Nuk dihet ende sa persona janë shoqëruar nga ana e bluve, ndërsa pritet edhe një bilanc i efektivëve e protestuesve të lënduar gjatë akteve të dhunshme të protestës.

Policia ka arritur të shpërndajë numrin më të madh të protestuesve, por një pjesë vijojnë të jenë ende aty.


Lajmi kryesor:

Përshkallëzon protesta/ Deputetët e PS rrethohen brenda Kuvendit, sulme me vezë! Gurë ndaj policisë, protestuesit shpërndahen me ujë e gaz! 18 të shoqëruar, 9 efektivë të lënduar (VIDEO)